Nje vere e arte

Nje vere e arte

SKU: 9789928377753
1400.00 ALL In stock Buy at Merchant

“Nuk e kisha llogaritur Çarli Florekun.” Gjëra të bukura ndodhin te liqeni. Kështu thoshte gjyshja e Alisës dhe është e vërtetë. Alisa kaloi një verë atje në një shtëpizë me Nanën, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç: pikërisht atëherë e shkrepi atë foto që kapte tre adoleshentë të qeshur në një motobarkë të verdhë, imazhin që ndryshoi jetën e saj. Tani Alisa jeton pas lentës. Si fotografe, ndihet më rehat prapa kamerës duke lënë të tjerët të shkëlqejnë. Po kohët e fundit kërkon diçka më tepër dhe, kur Nana rrëzohet e thyen ijën, Alisa bën një plan për të dyja: një tjetër verë në atë vend magjik, në Gjirin e Berit. Po me të vënë këmbë atje, qetësinë ua prish uturima e njohur e një motobarke të verdhë dhe burri që e vozit. Çarli Floreku ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, kur Alisa e kapi në foto prej së largu. Tani është burrëruar, kthyer në një flirtues të paturp, që e bën Nanën të qeshë dhe Alisën të dëshirojë të jetë sërish shtatëmbëdhjetë vjeç, kur jeta ishte më e thjeshtë, kur mbajtja e aparatit fotografik në duar ishte veçse një argëtim. Ditët e kaluara nën diell dhe netët e vakëta buzë liqenit me Çarlin po kthehen në një balsam për shpirtin e Alisës, po kur ajo ngre sytë dhe dallon atë vështrim jeshil depërtues mbi vete, nis të shqetësohet për zemrën e saj. Alisa ka sy të mprehtë, prandaj dhe është aq e zonja në profesionin e saj, po kurrë nuk ka takuar dikë që arrin ta kuptojë me sy.

Specifications
Autori
Carley Fortune
Gjuha
Shqip
Shkrimtarët
Autorë të huaj

AI Readiness

Good foundation, but some important product data is still missing.

78%