Deficiti i zbatimit të Investimeve Publike në Shqipëri
Ky studim analizon deficitin sistemik të zbatimit të investimeve publike në Shqipëri, duke u fokusuar në vonesat kronike (mesatarisht 2.5–5 vite), tejkalimin e kostove (25–40 %) dhe humbjet makro-fiskale që arrijnë 0.8–1.4 % të PBB-së çdo vit. Bazuar në një dataset prej 350–400 projekteve nga sektorët rrugor, ujësjellës-kanalizime, kullim-ujitje dhe zhvillim urban/turistik (FSHZH), si dhe në Dokumentet e Politikave Prioritare (PPD 2026-2028 dhe 2027–2029), raporti zbulon një over-programming 2.25 herë mbi kapacitetin real fiskal, me vetëm 36 % të projekteve plotësisht të maturuar. Finish Rate Index është vetëm 5–8 %, ndërsa multiplikatori fiskal ka rënë nën 1.0 për shkak të vonesave. Duke përdorur një model CGE-lite, analizë ndjeshmërie dhe krahasime rajonale (Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Kroaci), studimi vlerëson humbjet kumulative 2020–2028 në 159–260 miliardë lekë dhe propozon një paketë reformash konkrete për krijimin e një Single Project Pipeline digjitale, një Njësie PIM të pavarur, tavan fiskal ligjor dhe kontrata performuese. Zbatimi i tyre mund të kursejë 120–170 miliardë lekë deri në 2030, të ngrëjë Finish Rate në 25–30 % dhe të përmirësojë aksesin në fondet IPA III dhe Planin e Rritjes. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e investimeve, por nga ineficienca sistemike e ekzekutimit të tyre.
AI Readiness
Good foundation, but some important product data is still missing.