SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Cream
SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Cream është një krem lifting dhe anti-age i krijuar për të përmirësuar pamjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës. Formula kombinon kolagjen të hidrolizuar, kompleks me peptide, Adenosine, Ceramide 3, Panthenol dhe Beta-Glucan, duke ndihmuar në hidratimin intensiv dhe në forcimin e barrierës së lëkurës, ndërsa kompleksi i peptideve dhe kolagjeni synojnë të përmirësojnë pamjen e lëkurës së humbur në elasticitet. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose me humbje të elasticitetit, vija të holla dhe shenja të para të moshës, duke e lënë lëkurën më të ushqyer, më të lëmuar dhe me një pamje sa më rinore. Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *50ml Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Përbërësit Përbërësit "magjik" peptide, Adenosine, Ceramide 3, Panthenol, Beta-Glucan, Lista e plotë e përbërësve Marka Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
Variants (1)
- Default Title — 1800.00 ALL — In stock
How AI sees this product
The more complete this product's details, the more confidently AI assistants can understand and recommend it.