Barra Tatimore 2025 dhe Dita e Lirisë Fiskale 2026 në Ballkanin Perëndimor

Barra Tatimore 2025 dhe Dita e Lirisë Fiskale 2026 në Ballkanin Perëndimor

10.00 EUR In stock Buy at Merchant

Ekonomitë e Ballkanit Perëdimor (WB6) nuk ndryshojnë kryesisht në sa taksojnë, por në si taksojnë. Vendet me varësi të lartë nga tatimimi i punës përballen me rrezik më të madh informaliteti dhe dekurajimi të punësimit, ndërsa ato që mbështeten kryesisht tek taksat mbi konsum ballafaqohen me shqetësime të theksuara barazie sociale. Ky raport vjetor i 14-të i ALTAX vlerëson nivelin, strukturën dhe ndikimin e barrës tatimore në gjashtë ekonomitë e WB6 gjatë vitit 2025, duke parashikuar edhe Ditën e Lirisë Fiskale për vitin 2026. Analiza krahasuese rajonale tregon se, pavarësisht stabilitetit relativ të niveleve totale tatimore (që variojnë nga 26,4 % në Kosovë deri në 38,8 % të PBB-së në Bosnjë-Hercegovinë, me mesatare rajonale 32,3 %, ende dukshëm nën mesataren e BE-së prej rreth 41 %), dallimet strukturore në shpërndarjen e barrës midis konsumit, punës dhe kapitalit janë faktori kryesor që përcakton performancën ekonomike, formalizimin dhe drejtësinë sociale në rajon. Gjetjet kryesore – Barra tatimore totale në WB6 varion nga 26,4 % (Kosovë) deri në 38,8 % (Bosnjë-Hercegovinë), me mesatare rajonale 32,3 %. – Shqipëria mban një barrë të moderuar (27,0 %), por me varësi të lartë nga TVSH-ja (34,1 %) dhe kontributet shoqërore (24,2 %), duke krijuar një sistem regresiv dhe barrë të rëndë mbi punën (tax wedge 39–42 %). – Serbia dhe Mali i Zi paraqesin barrat më të larta, të nxitura kryesisht nga tatimimi i fuqisë punëtore. – Të gjitha vendet e WB6 vazhdojnë të kenë peshë relativisht të ulët të tatimeve direkte (PIT + CIT), me përjashtim të Serbisë. – Dita e Lirisë Fiskale 2026 arrin nga 6 Prilli (Kosovë) deri në 22 Maj (Bosnjë-Hercegovinë). Për Shqipërinë ajo bie më 9 Prill – qytetari mesatar punon gati 99 ditë vetëm për taksa dhe kontribute. Implikimet kryesore për Shqipërinë Sistemi fiskal shqiptar është efikas në mbledhje (428 miliardë lekë të ardhura neto në 2025, +11,7 %), por thellësisht i pabalancuar gjeografikisht dhe socialisht. Mbi 69 % e të ardhurave tatimore vijnë vetëm nga Tirana dhe Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndërsa rajonet periferike kontribuojnë pak, por varen shumë nga transfertat qendrore. Ky përqendrim ekstrem rrit ndjeshëm cenueshmërinë fiskale dhe thellon pabarazitë rajonale. Propozime politike Raporti propozon një paketë reformash të balancuara, plotësisht të sinkronizuara me Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027 dhe rekomandimet e FMN-së, pa rritje të barrës tatimore totale: – Ulje e synuar e kontributeve shoqërore për pagat e ulëta dhe të mesme (skenari prioritar “Punësimi Formal 2027”). – Futje e TVSH-së progresive diferencuar (15 % për mallrat bazë, 22 % për produkte luksoze). – Rritje graduale e taksave mbi pasuri të paluajtshme dhe decentralizim fiskal i kontrolluar. – Zbatim i tatimit minimal global 15 % për multinacionale. Analiza e skenarëve fiskale tregon se ulja e kontributeve shoqërore me rreth 3 pikë përqindje mund të gjenerojë një rritje të punësimit formal prej rreth 1,8 %, ndërsa diferencimi i TVSH-së për mallrat bazë stimulon konsumin privat. Paketa në tërësi prodhon efekte kumulative pozitive 2026–2028, deri në +14 miliardë lekë të ardhura shtesë, +48.000–62.000 vende pune formale të reja, ulje të informalitetit me 6,2 pikë përqindjeje dhe reduktim të koeficientit Gini me 1,7–2,1 pikë, duke ruajtur neutralitetin fiskal afatshkurtër. Krahasimi me Rumani dhe Bullgari, si vende me barra tatimore të ngjashme, por me strukturë më progresive dhe varësi më të ulët nga TVSH-ja konfirmon se Shqipëria ka hapësirë reale për reforma inteligjente që ribalancojnë barrën drejt një sistemi më miqësor ndaj punësimit formal dhe më të drejtë social, pa rrezik fiskal. Ky raport thekson se Shqipëria dhe rajoni kanë mundësi konkrete për të përshpejtuar konvergjencën europiane nëpërmjet reformave fiskale të bazuara në evidençë. Zbatimi i tyre kërkon vendimmarrje të guximshme, të koordinuar dhe të mbështetur në një qasje të kujdesshme ndaj riskut politik, administrativ dhe ciklik, tashmë në vitin 2026.

AI Readiness

Good foundation, but some important product data is still missing.

70%