Plani Sektorial i Ndërtimit – Vlerësimi i Zbatueshmërisë, Indeksi i riskut dhe Oponenca institucionale

Plani Sektorial i Ndërtimit – Vlerësimi i Zbatueshmërisë, Indeksi i riskut dhe Oponenca institucionale

0.00 EUR In stock Buy at Merchant

Ky raport ofron një vlerësim të pavarur të zbatueshmërisë dhe oponencën institucionale ndaj Planit të Menaxhimit të Riskut për Sektorin e Ndërtimit të Administrates Tatimore të Shqipërisë (DPT/DMR), duke u mbështetur në të dhënat reale të sektorit me 8,784 tatimpagues aktiv dhe 64,572 punonjës të deklaruar. Qasja nuk është kundërshtuese në thelb, por korrigjuese dhe parandaluese, me fokus në zbatueshmërinë reale, riskun operacional dhe ndikimin në sjelljen e tregut. Analiza aplikon modelin e ri ALTAX “Vlerësimi i Zbatueshmërisë” me tre shtresa (Panel monitorimi “semafor”, Indeksi i Riskut të zbatimit dhe Harta e Pengesave kritike), model që zëvendëson agregimin linear klasik me një qasje penalizuese dhe narrative, më informative për vendimmarrësit. Gjetja kryesore tregon se plani ka dizajn konceptualisht të avancuar, qasje bazuar ne rrisk, integrim ndërinstitucional, gjurmim zinxhiri, por është operacionalisht i brishtë. Nga 6 dimensione kyçe të vlerësuara, 2 rezultojnë kritikë (sjellja e sektorit dhe risku operacional), 3 mesatarë dhe vetëm 1 pozitiv. Indeksi i Riskut të Zbatimit (IRZ), pas aplikimit të penaliteteve, arrin 4.8 / 10, një vlerë që e kategorizon planin si “Zbatim i mundshëm me Risk të Lartë të Dështimit Operacional”. Raporti identifikon tre pengesa kritike strukturore (1) sjellja e sektorit, informalitet i ngulitur që nuk adresohet vetëm me kontroll; (2) kapaciteti operacional i DPT-së për integrim të avancuar të të dhënave dhe (3) paga referuese si instrument potencialisht rigid e shtrembërues tregu. Propozohen 5 rekomandime strategjike dhe tre skenarë zbatimi me probabilitete dhe efekte kumulative. Fjalëkyçe: fizibilitet, sektori i ndërtimit, administrim tatimor, formalizim, paga referuese, bazuar ne rrisk, compliance, informalitet, vlerësimi, Shqipëri. Kodet JEL: H26, H32, L74, J31, O17, E26

AI Readiness

Good foundation, but some important product data is still missing.

70%