Kostoja e Korrupsionit në Shqipëri 2025
Ky raport prezanton një model të ri hibrid dhe dinamik për vlerësimin e kostos së korrupsionit në Shqipëri për vitin 2025. Duke kombinuar matjen direkte fiskale (8–10% e shpenzimeve publike), efektin indirekt mbi rritjen e PBB-së dhe Indeksin e Mirëqenies së Humbur (IMH), studimi vlerëson se korrupsioni i kushton ekonomisë shqiptare 852–1,115 milionë euro, ose 3.1–4.0% të PBB-së nominale. Analiza tregon një humbje kumulative potenciale prej 2.8–4.8 miliardë euro deri në vitin 2030 nëse nuk ndërmerren reforma të thella. Krahasimi me mesataren e Bashkimit Evropian (CPI 64) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nxjerr në pah nevojën urgente për transparencë institucionale, dixhitalizim të prokurimeve publike dhe forcim të institucioneve anti-korrupsion. Raporti ofron skenarë realistë politikë si dhe rekomandime konkrete për uljen e korrupsionit, duke e trajtuar atë si kusht themelor për konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian dhe rifitimin e legjitimitetit institucional. Fjalëkyçe: korrupsion, kosto ekonomike, PBB, mirëqenie sociale, Shqipëri 2025, CPI, Ballkan Perëndimor, integrim evropian, prokurime publike, evazion tatimor, politika anti-korrupsion JEL Codes: D73, H11, H83, K42, O17
AI Readiness
Good foundation, but some important product data is still missing.