CELIMAX Dual Barrier Creamy Toner

CELIMAX Dual Barrier Creamy Toner

Brand: Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.
SKU: TON475
1900.00 ALL In stock Buy at Merchant

CELIMAX Dual Barrier Creamy Toner është një toner me teksturë kremoze i formuluar për të forcuar barrierën e lëkurës dhe për të ofruar hidratim të thellë që në hapin e parë të rutinës. Ndryshe nga tonerët klasikë të lehtë me ujë, kjo formulë ka një konsistencë më ushqyese që ndihmon sidomos lëkurat e thata, sensitive apo të dëmtuara nga dehidrimi. Përbërja e tij përfshin Ceramide NP dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në riparimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës, ndërsa Acidi Hialuronik ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe rritjen e elasticitetit. Gjithashtu përmban përbërës qetësues që reduktojnë ndjesinë e irritimit dhe skuqjes, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të qetësuar pas aplikimit. Tekstura e tij “milky” përthithet lehtë pa lënë ndjesi të rëndë, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të lëmuar dhe të përgatitur për hapat e tjerë të rutinës. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial. *150ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë. Përbërësit Përbërësit "magjik" Ceramide NP, Panthenol, Acidi Hialuronik Lista e plotë e përbërësve Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Panthenol, Phenyl Trimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Allantoin, Pantolactone, Ceramide EOP, Ceramide NS, Ceramide NP, Ceramide AS, Ceramide AP, Sodium Hyaluronate, Heptasodium Hexacarboxymethyl Dipeptide-12, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Phytosphingosine, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Sorbitan Isostearate, Hydrogenated Lecithine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyl Dimethyl Taurate Copolymer, Styrene/VP Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Cholesterol, Tocopherol, Tromethamine, Disodium EDTA Marka CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!

Variants (1)
  • Default Title — 1900.00 ALL — In stock

AI Readiness

Good foundation, but some important product data is still missing.

72%