Tur në Vermosh Tamarë Plavë 2 Ditë
VERMOSH – TAMARË – PLAVË – GUCI | 2 DITË | nga €65 Arratisuni drejt zemrës së Alpeve Shqiptare në këtë udhëtim 2-ditor përmes Lepushës, Vermoshit, Plavës dhe Gucisë, ku natyra e paprekur, burimet kristalore, fshatrat alpine dhe mikpritja tradicionale malësore krijojnë një përvojë të paharrueshme. Pamje panoramike, ujëvara, kuzhinë tradicionale dhe mbrëmje festive — një arratisje e shkurtër që ju lë me dëshirën për t’u rikthyer. Itinerari Lepushë – Tamarë – Vermosh – Plavë – Guci – Vuthaj Datat e Nisjes Janar: 24–25 / 31 Janar – 01 Shkurt Shkurt: 07–08 / 14–15 / 21–22 / 28 Shkurt – 01 Mars Mars: 07–08 / 14–15 / 21–22 / 22–23 / 28–29 Prill: 04–05 / 05–06 / 11–12 / 12–13 / 18–19 / 25–26 Maj: 02–03 / 09–10 / 16–17 / 23–24 / 30–31 Akomodimi & Çmimet Hotel Mountain View Inn – €65/person (Mëngjes + Darkë me Mbrëmje Festive) Villa Mountain View (Lepushë) – €75/person (Mëngjes + Darkë me Mbrëmje Festive) Çmimi Përfshin Akomodim në hotel ose bujtinë Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit Mëngjes dhe darkë Transport me automjet komod Çmimi Nuk Përfshin Drekat Çdo gjë që nuk përmendet te “Çmimi Përfshin” Sigurimin shëndetësor të udhëtimit Taksa lokale: 1 EUR/person/natë Itinerari i Detajuar Dita e Parë – Tiranë / Durrës – Lepushë – Vermosh – Plavë – Guci Nisja: Tiranë: Ora 06:00 Durrës: Ora 05:15 (pagesë ekstra 5 EUR/person) Transferi nga Durrësi realizohet me minimum 9 pjesëmarrës; në të kundërt kryhet me transport individual. Programi: Ndalesë për kafe mëngjesi në aksin Lezhë–Shkodër Ndalesë në Ballkonin e Leqeve të Hotit për të shijuar pamjen panoramike Mbërritje në Lepushë rreth mesditës Vizitë te Ujëvara e Lepushës (rreth 45 minuta ecje malore vajtje–ardhje) Për personat që nuk dëshirojnë ecjen, ofrohet kohë e lirë pranë bujtinës Vizitë në qendrën e fshatit Vermosh dhe kishën e tij Nisje drejt Plavës, duke kaluar pikën doganore “Bashkimi” Vizitë në Liqenin e Plavës Mbërritje në Guci, akomodim në Mountain View Inn Darkë tradicionale me gatime tipike të zonës Mbrëmje festive në hotel Dita e Dytë – Guci – Vuthaj – Tamarë – Tiranë Mëngjes në hotel, mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit alpin Nisje drejt fshatit Vuthaj: Vizitë te Krojet e Ali Pashë Gucisë Vizitë te Syri i Kaltër i Skafkacit dhe Ujëvara e Gërlës Kthim drejt Shqipërisë përmes pikës doganore “Bashkimi” Ndalesë në Tamarë për drekë (jo e përfshirë) Kthim drejt Tiranës me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës Mbërritja në Tiranë rreth orës 21:00–22:00 Fundi i shërbimit tonë Çfarë Sugjerohet të Merrni me Vete Çantë shpine Shishe uji 1 litër Rroba pambuku për ndërrim Fruta të thata ose snack Aparat fotografik Çokollata ose ushqime energjike Veshje sportive për ecje Shumë energji pozitive ⚠ Mos harroni të merrni me vete Kartën e Identitetit ose Pasaportën Informacion mbi Destinacionin Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamarës dhe 10 km në juglindje të Vermoshit, në një lartësi prej 1,200 metrash mbi nivelin e detit. Konsiderohet një kryevepër e natyrës së Kelmendit, i shtrirë në një luginë të butë të mbuluar me gjelbërim, pranë Bjeshkëve të Namuna — vendlindja e legjendave dhe e Eposit të Kreshnikëve. Politikat e Fëmijëve Në rast se fëmija akomodohet në një dhomë me dy të rritur, aplikohen këto ulje: 0–2.99 vjeç: Falas 3–5.99 vjeç: 50% zbritje Mbi 6 vjeç: Paguajnë si të rritur Shënime Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë +75%