A po jetohet më mirë në Shqipëri?

A po jetohet më mirë në Shqipëri?

0.00 EUR In stock Buy at Merchant

Ky dokument ofron një analizë të thelluar të mirëqenies ekonomike dhe sociale në Shqipëri për dekadën 2015–2025, duke përfshirë treguesit kryesorë të mirëqenies ekonomike, pabarazisë, shëndetit dhe jetëgjatësisë, arsimit, mirëqenies subjektive dhe mjedisit. Analiza bazohet në të dhëna zyrtare të INSTAT, Bankës Botërore, Eurostat, UNDP, WHO dhe EU-SILC, duke përdorur qasjen “Beyond GDP” për të matur progresin real. Shqipëria ka shënuar rritje të PBB-së për frymë prej 45–50% në terma realë, ulje të varfërisë nga 27.5% (2015) në 19.2% (2024), kalim historik në kategorinë “Very High Human Development” (HDI 0.810) dhe përmirësime të matshme në shëndet, arsim dhe barazi gjinore. Albania Wellbeing Index (AWI), ndërtuar nga ALTAX tregon avancim nga 52.4 pikë (2015) në 71.2 pikë (2025), ose +35.9% relativ. Megjithatë, progresi është i pabarabartë, ku IHDI tregon humbjen më të lartë rajonale (13.0%), AROPE mbetet 40.5%, dhe rreth 900,000 qytetarë jetojnë ende në privim material e social të rëndë. Grupet rurale, familjet me të ardhura minimale dhe pensionistët nuk përfitojnë në masën e duhur. Raporti rekomandon indeksim real të të ardhurave sociale, reformë fiskale progresive, zhvillim rajonal të balancuar, rritje investimesh në kapital njerëzor dhe përshpejtim të tranzicionit energjetik. Fjalë kyçe: mirëqenie ekonomike, AWI, PBB për frymë, varfëri, IHDI, pabarazi, Gini, jetëgjatësi, HALE, politika fiskale, Shqipëri, Ballkani Perëndimor JEL Codes: D31, D63, I10, I12, I15, I32, O15, O53, R11

AI Readiness

Good foundation, but some important product data is still missing.

66%