Përqendrimi Financiar në Shqipëri
Ky raport analizon fenomenin e përqëndrimit financiar territorial në Shqipëri, duke u mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë për periudhën 2010– Tr.1 2026. Analiza tregon se Tirana kontrollon sot rreth 54% të depozitave bankare kombëtare, ndërsa zona metropolitane Tiranë–Durrës përqëndron mbi 61% të depozitave dhe 68–72% të kreditimit. Indeksi HHI territorial ka arritur vlerën 3,150 duke sinjalizuar kalimin nga koncentrimi mesatar në koncentrim të lartë territorial. Ky transformim shoqërohet me financiarizim urban të pasurive të paluatëshme, divergjenjë të mprehte të raportit kredi/depozita midis qëndrës dhe periferisë, dhe krizë demografike strukturore (humbje 45% e grupmoshës 15–29 vjeç që nga 2011). Raporti identifikon mekanizmin e “spiralës territoriale negative”, analizon tre skenarë strategjikë, dhe propozon një matricë politikash prioritare për zhvillim polycentrik, duke përfshirë garanci krediti rajonale, stimuj fiskalë të diferencuar dhe pole zhvillimi sektoriale (Fier, Shkodër, Durrës, Vlorë). Fjalëkyeç: përqëndrim financiar territorial, depozita bankare rajonale, financiarizim urban, zhvillim polycentrik, indeksi HHI territorial, spiralë territoriale negative, pabarazi ekonomike rajonale, migrimi i brendshëm Klasifikimi JEL: G21, R11, R12, R23, E44, O18, H77, R58
AI Readiness
Good foundation, but some important product data is still missing.