Riviera Shqiptare 6 Ditë!

Riviera Shqiptare 6 Ditë!

Brand: Smart Guide Albania
117.00 USD In stock Buy at Merchant

RIVIERA SHQIPTARE – 6 DITË | NGA €189 Një udhëtim veror përgjatë perlave të Jugut të Shqipërisë! Kjo paketë 6-ditore në Rivierën Shqiptare ju çon nga plazhet ikonike të Dhërmiut dhe Ksamilit, te bukuritë e virgjëra të Krorezës dhe Lukovës, panoramat e Sarandës dhe magjia natyrore e Syrit të Kaltër. Pushime, det, relaks dhe eksperienca unike — një itinerar që ju bën të dashuroheni me jugun shqiptar. Destinacionet: Dhërmi – Sarandë – Ksamil – Krorez – Lukovë – Syri i Kaltër Çmimi Përfshin Akomodim 5 netë në hotelet përkatëse Mëngjes dhe darkë për Hotel Nertili Mëngjes për ditët e qëndrimit në hotel 3★ Shezlongë në plazh për Hotel Nertili Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit Transport me automjet komod Çmimi Nuk Përfshin Hyrjet në monumente dhe muze Pijet gjatë vakteve Biletë hyrjeje në Syrin e Kaltër: 50 lekë/person Drekat Kalaja e Lëkurësit: ekstra €5/person Lundrim me anije: €30/person Plazh në Lukovë: ekstra €10/person Itinerari Dita e Parë – Tiranë – Dhërmi – Sarandë Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 06:30. Vazhdimi i udhëtimit drejt Dhërmiut, me ndalesë në Vlorë për kafe. Më pas vazhdojmë drejt Dhërmiut për plazh. Pas qëndrimit në plazh, nisemi drejt qytetit të Sarandës. Akomodimi në hotel në mbrëmje. Darka në hotel. Pas darkës, shëtitje e lirë në bulevardin buzë detit të Sarandës. Dita e Dytë – Lundrim me Skaf (Krorez – Kakome – Greminë – Plazhi i Ushtarit – Gjiri i Rrojdhes) Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisemi drejt portit kryesor të Sarandës dhe fillojmë lundrimin me skaf. Gjatë këtij lundrimi fantastik ndalesat realizohen në: Plazhin e Krorezës, Kakome, Plazhin e Ushtarit dhe Gjirin e Rrojdhes. Kthimi në port rreth orës 16:00. Lundrimi ka kosto €30/person. Personat që nuk dëshirojnë të marrin pjesë mund të qëndrojnë për plazh në Sarandë. Darka konsumohet në hotel. Dita e Tretë – Plazh në Ksamil Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt plazheve të Ksamilit. Qëndrim në plazh deri në pasdite. Pas plazhit, kthim në hotel dhe darkë në hotel. Dita e Katërt – Plazh në Lukovë Pas mëngjesit në hotel, së bashku me shoqëruesin, nisemi për plazh në Lukovë. Kosto ekstra: €10/person. Numri minimal i pjesëmarrësve: 10 persona. Qëndrim në plazh deri në pasdite. Në mbrëmje, mundësi për konsumimin e darkës dhe kohë e lirë për të shijuar jetën e natës në Sarandë. Dita e Pestë – Sarandë – Kalaja e Lëkurësit Qëndrim në plazh deri në pasdite. Pasdite vizitë në Kalanë e Lëkurësit, për të shijuar panoramën mbresëlënëse të Sarandës të ndriçuar nga dritat e mbrëmjes. Kosto ekstra: €5/person. Numri minimal i pjesëmarrësve: 10 persona. Dita e Gjashtë – Sarandë – Syri i Kaltër – Kthimi Mëngjesi në hotel. Qëndrim për plazh në Sarandë deri në mesditë. Më pas nisemi drejt Syrit të Kaltër. ⚠ Për të arritur te Syri i Kaltër nevojitet ecje rreth 1.5 km në këmbë. Pas vizitës, vazhdojmë udhëtimin e kthimit me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Durrës dhe Tiranë në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë. Politikat e Fëmijëve 0–2.99 vjeç: Falas 3–9.99 vjeç, nëse akomodohet në krevat me dy të rritur: 50% zbritje Mbi 10 vjeç: Paguajnë si të rritur Shënime të Rëndësishme Akomodimi në dhomë teke (single) paguan 75% më shumë Rezervimi i vendeve në autobus: Vendet e para: €15/person Vendet e dyta: €10/person Vendet e treta: €5/person