Absurditeti i aftësive dhe polarizimi i pagave
Ky studim paraqet një vlerësim të integruar të zhvillimeve të tregut të punës në Shqipëri, duke analizuar marrëdhënien ndërmjet punësimit, aftësive profesionale, pagave dhe emigracionit të kapitalit njerëzor. Gjetjet tregojnë se, megjithëse vendi ka arritur nivelet më të larta historike të punësimit dhe rritje të qëndrueshme të pagave, zhvillimi ekonomik po përballet me një kufizim të ri strukturor, që përfshin mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Analiza identifikon një polarizim në rritje të pagave, ku profesionet teknike dhe ato me aftësi të specializuara përfitojnë rritje të konsiderueshme të të ardhurave, ndërsa sektorët tradicionalë mbeten në stagnim real. Në të njëjtën kohë, emigracioni selektiv i profesionistëve dhe pjesëmarrja ende e ulët në arsimin profesional thellojnë hendekun ndërmjet kërkesës dhe ofertës së aftësive. Krahasimi me vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se Shqipëria ka bërë progres në reformimin e arsimit profesional, por mbetet prapa vendeve si Serbia dhe Maqedonia e Veriut në lidhjen ndërmjet arsimit dhe biznesit, certifikimin profesional dhe politikat për mbajtjen e talenteve. Studimi zhvillon tre skenarë të mundshëm deri në vitin 2035 dhe argumenton se vetëm një reformë e koordinuar, e mbështetur në forcimin e arsimit profesional, stimujt fiskalë për bizneset, certifikimin sipas standardeve europiane dhe politika efektive për frenimin e emigracionit të kapitalit njerëzor mund të reduktojë hendekun e aftësive, të ulë polarizimin e pagave dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë shqiptare.
How AI sees this product
The more complete this product's details, the more confidently AI assistants can understand and recommend it.