Doracak mbi gjininë dhe seksualitetin
TA PËRBALLËSH PËSHTJELLIMIN ME TË VËRTETËN DHE DASHURINË Bota përreth nesh po ndryshon me shpejtësi. Mohimi i mësimit të Biblës mbi faktin se çfarë do të thotë të jesh njeri, ka krijuar një pështjellim shumë të përhapur mbi gjininë dhe seksualitetin. Tani shumë të krishterë përballen me pyetje të cilat duket sikur i vendosin dashurinë dhe të vërtetën kundër njëra-tjetrës. A duhet të marrim pjesë në dasmën LGBTQ të miqve ose anëtarëve të familjes sonë? A mund t’u drejtohemi njerëzve me përemrat e tyre të preferuar? Mos vallë nuk po tregojmë dashuri nëse nuk bëjmë atë që kërkon kultura jonë? Perëndia nuk ka qëndruar në heshtje në lidhje me këto çështje. Fjala e Tij e pandryshueshme dhe autoritare na siguron të vërtetën që na duhet për t’u përballur me sfidat e kohëve të sotme. A e kemi vendosmërinë për ta thënë të vërtetën me dashuri në mes të trysnisë gjithnjë e në rritje për të bërë kompromis? Ky doracak ofron përgjigje biblike për pyetje që kanë të bëjnë me gjininë, seksualitetin dhe identitetin. Çdo përgjigje përpiqet t’i ndihmojë të krishterët të qëndrojnë të palëkundur në bindjet e tyre, të orientohen nga dhembshuria e vërtetë në marrëdhëniet e tyre dhe të shpallin shpresën çliruese të ungjillit.
AI Readiness
Good foundation, but some important product data is still missing.