Analizë parafizibiliteti për Planin Sektorial të Turizmit 2026
Plani Sektorial për Turizmin 2026 paraqet një vizion më të avancuar digjital dhe ambicioz krahasuar me vitin 2025. Megjithatë, vlerësimi i pavarur i ALTAX tregon se Indeksi i Parafizibilitetit Real mbetet i pandryshuar në 68/100 (Fizibilitet Mesatar). Progresi formal në cilësinë e dokumentit (82/100) nuk përkthehet në rritje të zbatueshmërisë për shkak të kapaciteteve institucionale të dobëta, koordinimit të ulët dhe informalitetit ekstrem në short-term rentals (65–75%). Hendeku fiskal pritet të arrijë 45–65 milionë euro në 2026. Raporti thekson se suksesi real kërkon transpozimin e menjëhershëm të DAC7 si shtyllë qendrore, krijimin e një Task Force Bregdetare dhe pilot dixhital në zonat kryesore. Pa këto masa transformuese, plani rrezikon të mbetet kryesisht formal. Fjalëkyçe: Turizëm, Informalitet fiskal, Short-term Rentals, DAC7, Parafizibilitet, Administratë Tatimore, Hendek fiskal, Zbatueshmëri institucionale JEL Codes: H26, O17, L83, H20, H21, R58, O52, K34
AI Readiness
Good foundation, but some important product data is still missing.