Nard 2 Step Deep Clean Toothbrush

Nard 2 Step Deep Clean Toothbrush

Brand: Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.
SKU: SDC775
200.00 ALL In stock Buy at Merchant

NARD 2 Step Deep Clean Toothbrush është një furçë dhëmbësh e projektuar për të siguruar pastrim të thellë dhe efektiv të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Dizajni i saj me dy nivele të fijeve ultra të holla mundëson pastrimin e sipërfaqes së dhëmbëve, si edhe të zonave të vështira për t'u arritur, duke ndihmuar në largimin e pllakës bakteriale dhe mbetjeve ushqimore. Fijet me dy gjatësi punojnë në harmoni: fijet më të gjata depërtojnë butësisht në hapësirat ndërmjet dhëmbëve dhe përgjatë vijës së mishrave, ndërsa fijet më të shkurtra pastrojnë në mënyrë efikase sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo e bën furçën ideale për një higjienë të plotë orale pa irrituar mishrat e dhëmbëve. Koka e furçës është projektuar për të arritur lehtësisht edhe zonat e pasme të gojës, ndërsa doreza ergonomike ofron një kapje të rehatshme dhe kontroll të mirë gjatë përdorimit, duke e bërë larjen e dhëmbëve një përvojë më komode çdo ditë. *1 copë Përdorimi Pas larjes së dhëmbëve, sigurohuni t'a shpëlani mirë, dhe vendoseni diku për ajrosje të mirë. Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Variants (1)
  • Default Title — 200.00 ALL — In stock

How AI sees this product

The more complete this product's details, the more confidently AI assistants can understand and recommend it.

75%